Programi COBISS3
COBISS3 është emri i gjeneratës së tretë të programit, të cilin IZUM e ka zhvilluar për nevojat e funksionimit të sistemit COBISS. Programi COBISS3 është zhvilluar në bazë të teknologjisë së objektit.
Në procesin e zhvillimi të programit COBISS3, me një koncept të ri janë përfshirë mjete të reja për analizën e objektit, planifikimin, zbatimin dhe administrimin e konfigurimeve.
Një ndër karakteristikat arkitekturore të programit COBISS3 është koncepti treshtresor i programit: ndërfaqja e përdoruesit, logjika e biznesit dhe baza e të dhënave. Të tri shtresat i lidh modeli i objektit RMI (Remote Method Invocation), ndërsa për bazën e të dhënave përdoret Oracle.
Programi COBISS3 përmban nëntë module.
COBISS3
Katalogimi
Moduli kryesor i programit COBISS3, i cili mbështet katalogimin e përbashkët në kuadër të sistemit dhe shërbimeve të përbashkëta bibliografike online COBISS. Mundëson zbatimin e procedurave me regjistrimet bibliografike dhe me ato të njësuara në baza të ndryshme të të dhënave: kërkimin dhe kontrollin e regjistrimeve, krijimin dhe redaktimin e regjistrimeve, shkarkimin e regjistrimeve nga COBIB-i dhe nga bazat e tjera të të dhënave, zgjidhjen e problemit me regjistrimet dublikatë, zgjidhjen e problemit me regjistrimet lokale bibliografike si dhe ndarjen e regjistrimeve të njësuara.
COBISS3
Pasurimi
Mundëson automatizimin e këtyre veprimeve për pasurimin me botimet monografike: blerjen e materialit, i cili përfshin përzgjedhjen e materialit, porosinë, pranimin e materialit dhe pagesën; pranimin e materialit nga shkëmbimi dhe dërgimin e materialit në shkëmbim; pranimin dhe dërgimin e kopjeve të detyruara, pranimin e materialit dhuratë dhe evidentimin e mënyrave të tjera të pranimit të materialit; reklamimin e materialit, i cili nuk ka ardhur në bibliotekë, materialit të pranuar, dokumentit të pranuar për parapagim dhe faturës së pranuar.
COBISS3
Serialet
Mundëson automatizimin e këtyre veprimeve për pasurimin me serialet: blerjen e serialeve, që përfshin përzgjedhjen për porositjen e botimeve, porositjen e serialeve, anulimin e porosisë, parapagimin dhe pagesën e serialeve; pranimin e serialeve nga shkëmbimi, pranimin e kopjes së detyruar dhe të dhuratave si dhe mënyrave të tjera të pranimit; mirëmbajtjen e të dhënave për modelet e botimit si dhe aplikimin e kontrollit të qarkullimit; reklamimin e materialit që ska arritur si dhe reklamimin e dokumenteve për pagesat.
COBISS3
Burimet elektronike
Mundëson automatizimin e këtyre procedurave të pasurimit me burimet elektronike: blerjen e paketave dhe lejeve për burimet elektronike të pavarura, parapagimin dhe pagesën e burimeve elektronike, pranimin e kopjes së detyruar, lidhjen me portalin për huazimin e librave elektronikë, mirëmbajtjen e të dhënave për partnerët, fondet si dhe vendosjen e numëratorëve.
COBISS3
Koleksionet e bibliotekës
Përfshin procedurat me anë të cilave redaktohen të dhënat për koleksionet e materialit në fushat 996, 997 dhe 998. Fushat krijohen në mënyrë automatike gjatë procedurës së marrjes së materialeve në modulet COBISS3/Pasurimi dhe COBISS3/Serialet ose ato
vendosen më pas.
Në këto fusha udhëhiqen të dhënat për koleksionet, në bazë të cilave në biblioteka administrohet huazimi i materialeve dhe të
dhënat për pasurimin. Përmes numrave të inventarit ose numrave për huazim përcillen të gjitha të dhënat për statuset e materialit, printimi i tiketave, inventarizimi i monografive dhe çregjistrimi i
kopjeve të botimeve monografike që mungojnë, pas procesit të inventarizimit.
Moduli përfshin edhe procedurat e udhëheqjes së serialeve, krijimin e regjistrimeve lokale shtesë, transferimin e fushave
nga një regjistrim bibliografik në tjetrin, shfaqjen e regjistrimeve në formatin COMARC, kontrollin e gjendjes së kopjeve në huazim, printimin e listës së hyrjeve të reja etj.
COBISS3
Huazimi
Mundëson automatizimin e këtyre procedurave: regjistrimin dhe ndryshimin e të dhënave për anëtarët, fshirjen e të dhënave për anëtarin, ndryshimin e të dhënave në kartën e anëtarësisë, huazimin e materialit në shtëpi ose në sallë të leximit, vazhdimin
e afatit të huazimit, ndryshimin e datës së skadimit, kthimin e materialit, rezervimin e materialit të disponueshëm dhe jo të disponueshëm, kthimin e materialit me kufizime, evidentimin e materialit
të humbur, printimin e detyrimeve për anëtarin dhe transferimin e të dhënave nga baza e të dhënave për studentët. Janë të përfshira edhe procedurat e llogaritjes së shërbimeve për anëtarët e bibliotekës
(mirëmbajtja e listës së çmimeve, evidentimi dhe shlyerja e borxhit, printimi i faturës, fshirja e borxhit, anulimi i shlyerjes së borxhit, mbyllja e arkës dhe kontrollimi i transakcioneve në arkë).
Bibliotekave u mundësohet edhe aplikimi i procedurave të automatizuara për huazimin në departamentet e bibliotekave lëvizëse (në bibliobus), përdorimi i libromatit RFID dhe lexuesit të kodeve RFID
në pultin e huazimit.
COBISS3
Huazimi ndërbibliotekar
Përfshin këto veprime: evidentimin e kërkesës së porositësit për huazimin ndërbibliotekar (HN), rezervimin e materialit të bibliotekës kryesore, porositjen e materialit te furnizuesi ose në depo, evidentimin e materialit të arritur nga furnizuesi ose nga depoja, furnizimin e porositësit me materialet, kthimin e materialit te porositësi dhe kthimin e materialit te furnizuesi ose në depo. Përfshin gjithashtu përgatitjen dhe lëshimin e faturave dhe njoftimeve për porositësit (partnerët) si dhe mirëmbajtjen e të dhënave për ta.
COBISS3
Administrimi i aplikacioneve
Mundëson mirëmbajtjen e të dhënave për bibliotekat vendore (për personat e kontaktit dhe departamentet për kontakt) dhe partnerët (bibliotekat, botuesit, shërbimet, institucionet e tjera dhe personat e tjerë juridikë) si dhe kontrollimin e të dhënave për përdoruesit e sistemit. Të dhënat sipas nevojës përditësohen para se të fillohet puna në modulet e veçanta të programit COBISS3.
COBISS3
Raportet
Mundëson përgatitjen e llojeve të ndryshme të raporteve, siç janë dokumentet zyrtare, statistikat etj. Raportet përgatiten duke u bazuar në të dhënat e të gjitha moduleve të programit COBISS3. Formati i raporteve për çdo modul përgatitet në IZUM.
Instalimi
Nr. | Emri i institucionit / bibliotekës | Vendi | Akronimi | Instalimi | Kat. | Hua. | HN | Pas. |
---|
Instalimi
Instalimi i ndërfaqes së përdoruesit COBISS3 bëhet nëpërmjet internetit.
- Kontrolloni nëse në kompjuterin tuaj është instaluar versioni me kod të hapur i programit Java, përkatësisht versioni i lejuar.
- Nëse instalimi apo përditësimi i versionit me kod të hapur të programit Java është i nevojshëm, ju lutemi përzgjidhni:
- për MS Windows
- për Linux/Mac
- Instaloni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni butonin i cili ndodhet në anën e djathtë të akronimit të institucionit apo bibliotekës tuaj).
- Hapni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni ikonën në desktop) dhe nëse ju hapet dritarja e sigurisë konfirmoni besimin në ndërfaqen COBISS3.